Loading…
Dalin rezultatet, ky ishte ushqimi që mbetën të helmuar gjilanasit në iftar
  • 14/06/2018 | 17:17

...

Mostrat e ushqimit të marra nga restauranti në të cilin është dyshuar për helmim të disa qytetarëve në komunën e Gjilanit, kanë rezultuar pozitive në disa baktere, të cilat mund të konsiderohen si shkaktar të helmimit.

Inspektori Sanitar i Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Gjilan ka bërë të ditur se analizat tregojnë që disa nga bakteret të cilat kanë rezultuar pozitive në prezencë të ushqimit janë: Salmonella Enteritidis, Saphylococcus aureus, Escheriehia coli dhe bakteret koliforme.

Sipas këtij inspektoriati llojet e produkteve të cilat kanë rezultuar pozitive nga të cilat janë helmuar personat në darkën e së premtes që e lëm pas janë sallatë e përzier dhe sos kërpudhash.

Inspektori bën të ditur se gjatë gjithë kohës ka mbajtur nën monitorim restorantin për të vlerësuar zbatimin e masave të dhëna, ndërsa pas nxerrjes se rezultateve inspektori do të vazhdojë me procedurat tjera ligjore ndaj operatorit të biznesit.

Inspektori Sanitar i Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Gjilan me datë 10 Qershor ka pranuar një informatë nga prokuroria për dyshime të helmimit të disa qytetareve në një restorant, sipas klankosova.tv

Rreth 70 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas simptomave të helmimit nga një darkë – iftari të së premtes që e lëm pas në komunën e Gjilanit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë