Loading…
Danezët vijnë në Kosovë, interesohen për investime
  • 06/06/2018 | 14:01

...

Ambasada e Mbretërisë së Danimarkës në Kroaci, Këshilli Tregtar Danez për Kosovën dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb organizojnë ngjarjen “Bashkitë-Qytetet Urbane Inteligjente dhe industritë e energjisë efiçente”.


Aktiviteti synon të nxisë dhe të mbështesë zhvillimin inteligjent e të qëndrueshëm të bashkive/qyteteve, shkruan RTK.

Për këtë qëllim dy nga kryetarët më në zë të dy bashkive inteligjente Daneze, do të vijnë në Kosovë për të treguar praktikat më të mira me anë të shembujve nga komunitetet e tyre.

Programi përbëhet nga diskutime në panele tematike me përfaqësues danezë dhe kosovarë të bashkive, qyteteve, të kompanive lider daneze dhe kosovare të cilat ofrojnë zgjidhje inteligjente në sektorët e planifikimit urban, lëvizshmërisë dhe mirëqenies, sikurse edhe në fushën e efiçencës së energjisë dhe mjedisit.

Në pjesën praktike të ngjarjes do të evidentohen rastet më të mira dhe shkëmbehet përvoja e bashkive,qyteteve në Danimarkë e Kosovë. Ngjarja do të zhvillohet në Prishtinë më 8 qershor nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe në të do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, kryetar të komunave të Kosovës etj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë