Loading…
Danis flet për herë të parë dhe tregon se çfarë bëri që Khabib të ‘çmendej’ aq shumë sa të kërcente nga oktagoni për t’u përleshur me të
  • 11/10/2018 | 10:14

...

Khabib Nurmagomedov kërceu nga oktagoni për t’u përleshur me Dillion Danis, i cili ishte pjesë e ekipit të Conor McGregor


Khabib Nurmagomedov e mposhti Conor McGregorin në UFC me luftën që u zhvillua më 6 tetor në Las Vegas, transmeton GazetaMetro.

Pasi mposhti irlandezin, rusi Khabib nuk duroi dhe e sulmoi edhe Dillon Danis, pasi pretendoi se ky i fundit vazhdimisht ia kishte fyer fenë.

Dhe tani është vetë Danis që ka reaguar për herë të parë që nga përleshja e famshme e UFC-së e cila ndodhi jashtë oktagonit.

Ai thotë se nuk e ka fyer fenë e Khabibit dhe se shumë shpejt do të merret vesh e vërteta nga rezultatet e hetimit të Komisionit të Lojërave të Nevadës.

“Tifozët e Khabibit po bëjnë përpjekje për të justifikuar veprimet e tij”,ka thënë Danis.
“Unë kurrë nuk kam denigruar fenë e askujt dhe kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë pres me padurim rezultatet e hetimit të Komisionit të Lojërave të Nevadës, të cilat do t’i hedhin poshtë këto gjepura dhe do ta vënë fajin atij që i takon,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë