Loading…
Dardan Islami krahason Shpend Ahmetin me Milloshevicin
  • 19/11/2017 | 23:35

...

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura në faqen e KQZ-së, Shpend Ahmeti, Vetëvendosje, do të vazhdojë udhëheqjen me Prishtinën edhe për 4 vitet e ardhshme. Ahmeti ka mposhtur në këtë garë kandidatin e LDK-së, Arban Abrashin, me një dallim modest të votave mes tyre.


Pas rezultateve, Vetëvendosje mbajti një tubim në shesh për ta festuar këtë rezultat.

Mirëpo, kjo fitore e Ahmetit në kryeqytet, duket se nuk i ka pëlqyer analistit politik Dardan Islami, i cili sidomos kohët e fundit ka qenë shumë i zëshëm kundër partisë së Visar Ymerit, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë që Vetëvendosje popullzimin po e vazhdojnë në shesh, duke ngritur një analogji në mes të Shpend Ahmetit dhe udhëheqësit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Slobodan Milloshevicit.

Islami ka thënë “…Millosheviqi bile fitoje 80 %”.

Kujtojmë që janë rreth 1 mijë e 500 vota me kusht që pritet të numërohen për Prishtinën. /gazetametro.net

Gjeni pamje nga festimi i Vetëvendosjes në sheshin e kryeqytetit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë