Loading…
Dardan Sejdiu: Jam për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, por më pëlqen ajo e Zaha Hadid
  • 12/10/2018 | 17:12

...

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i PSD’së, Dardan Sejdiu, ka folur rreth projektit të ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.


Në një shkrim të tij, Sejdiu është deklaruar se është për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, por se ai mbështet projektin e arkitektes së njohur tashmë të ndjerë, Zaha Hadid, shkruan gazetametro.net

Shkrimi i plotë:

PËR XHAMINË E MADHE, PËR PROJEKTIN E ZAHA HADID

Në një postim të një miku për çështjen e Xhamisë së madhe, në të cilën ai propozon që të mblidhen fonde për ndërtimin e xhamisë sipas propozimit të arkitektës Zaha Hadid, unë jam shprehur për këtë propozim dhe jam zotuar që do të kontribuojë edhe financiarisht.

Pra, nuk jam kundër ndërtimit të xhamisë së madhe. Besoj thellësisht se ajo duhet të ndërtohet. Por, unë besoj që Prishtina ime duhet ta ketë xhaminë më të bukur të kohës sonë. Prishtina ime, e Kosova jonë e ndërton këtë xhami me para tona, secilit nga ne që ka pak!

Xhamia në Prishtinë bëhet vendi ku secili musliman ndjehet në shtëpi të zotit e mysafiri ndjehet mirë në te. Gjatë këtyre 20 viteve të pasluftës, në Kosovë janë ndërtuar shumë xhami të reja. Me donatorë të llojllojshëm dhe me arkitekturë të ndryshme. Jo rrallëherë pa përfshirjen e komunitetit lokal fetar dhe të profesionistëve: arkitektë, urbanistë, ndërtimtarë, historianë, islamologë etj.

Prishtina ime, e kaltër si qielli e ka zemrën e dashurinë me ba një xhami që na e zbukuron vendin, na i mbush zemrat e na mbanë bashkë. Prishtina ime e ndërton xhaminë vet. Sa për informim Zaha Hadid është arkitektja e parë grua që e ka fituar çmimin Pritzker Architecture në vitin 2004. Kjo zonjë ka propozuar edhe një zgjidhje për xhaminë e madhe në Prishtinë. E ky është edhe projekti që mbështes.

Bashkësia Islame e Kosovës nuk e ka pranuar projektin e arkitektes Hadid për xhaminë e madhe në Prishtinë dhe në vend të tij ka zgjedhur një që bazohet në stilin e arkitekturës osmane. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë