Loading…
Dardanët e ‘kallin’ aeroportin – shikoni pritjen madhështore që ia bën Kombëtares së Kosovës
  • 18/11/2018 | 14:51

...

Kombëtarja e Kosovës u rikthye në orët e para të mëngjesit në Prishtinë me Dardanët që kishin shkuar në aeroport për t’i pritur futbollistët që na bën krenarë me paraqitjen e treguar kundër Maltës


Kosova e shkatërroi Maltën me rezultat të thellë prej 5-0 me golat të shënuar në këtë takim nga Muriqi 15, Kololli 70′, Avdijaj 78′,80′ dhe Rashica 86′, raporton GazetaMetro.

Komëbtarja u rikthye në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, derisa Dardanët kishin shkuar në aeroport për t’i pritur yjet e Kosovës.

Faqja zyrtare e tifozëve të Kosovës ka postuar një video me mbishkrimin:

“Sna ndal as shiu, e dojna borën
Jetojmë për Shqipni, Vdesim për Kosovën,”.

Ndryshe, Kosova e luan ‘finalen’ kundër Azerbajxhanit të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri. Një barazim ose fitore do ta shpallte Kosovën lidere të Grupit të 3-të në Ligën D. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë