Loading…
Dasma e vajzës nga Gjilani që ka pushtuar mediet kanadeze
  • 28/11/2017 | 19:42

...

Martesa e Tringa Rexhepit me prejardhje nga Gjilani ka magjepsur pothuajse të gjitha mediet kanadeze dhe ato kosovare. Bukuria e Tringës, pritja tradicionale e dasmës dhe shumë veqori tjera tipike shqiptare ishin evenimenti kyç i dasmës së saj. 


Piktori i njohur ndërkombëtar Zeqirja Rexhepi që është babai i Tringës thotë se është i lumtur që dasma e Tringës është shoqëruar me shumë momente tradicionale tipike shqiptare.

Martesa e Tringa Rexhepit me Scott Cristian ende po bënë bujë në mediet kanadeze dhe gjithashtu edhe në ato kosovare. Tringa e cila kishte vetëm 8 vite kur shkeli tokën e Kanadasë shpejt është integruar dhe është bërë yll i muzikës që ajo e ka ndjekur dhe preferuar.

E rritur nga prindi artist – skulptor Zeqirja Rexhepi ajo shpejt adaptohet dhe zhvillon një karrierë të bujshme prej këngëtareje.

E, Zeqirja Rexhepi dhe bashkëshortja e tij Bedrija skanw si të mos ndihen krenar e të lumtur për dasmën e Tringës e cila ishte shembull për vajzat tjera se si nuk duhet harruar traditat dhe zakonet shqiptare. “Vërtet ishim të lumtur edhe unë edhe Bedrija që vajza jonë Tringa organizoj një ceremoni të dasmës ashtu siç bëhet zakonisht në familjet shqiptare” u shpreh Zeqa për rajonipress.

Rajonipress pothuajse është mediumi i parë online që ka intervistuar Tringa Rexhepin, derisa ajo ishte në Gjilan në dhjetor të vitit 2013.

Po e japim në tërësi intervistën që në atë kohë e bëmë me Tringa Rexhepin. Tringa Rexhepi, gjilanasja që po pushton Kanadanë.

Tringa Rexhepi kishte vetëm 8 vite kur shkeli tokën e Kanadasë. Aftësitë e saja, talenti dhe përkushtimi i saj në solokëndim dhe aktrim e kanë shndërruar atë në një yll të kërkuar nga të gjitha mediet në Kanada, por edhe më gjerë. Tringa ka një talent të jashtëzakonshëm pasiqë tepër bukur interpreton këngët e Nexhmije Pagarushës, Eli Farës, Vaqe Zelës etj.

Tringa Rexhepi në botën akademike të shtetit të Kanadasë nuk është emër i panjohur. Ajo për moshën që ka, ka arritur maksimumin e saj në botën e artit dhe të muzikës.

Për rajonipress ajo për herë të parë pas qëndrimit në Gjilan e Kosovë shpalos jetën e saj që nga mosha 8 vjeçare kur për herë të parë shkeli tokën e Kanadasë e deri tani kur ka vetëm 22 vite dhe para vetës ka një karrierë të bujshme prej artisti.

Tringa thotë se ka pasur vetëm 8 vite kur nga Përlepnica e Gjilanit ka shkuar në Kanada. Ajo së bashku me familjen e saj u detyrua të shkojë dhunshëm atje, pasiqë lufta në Kosovë kishte detyruar të shpërngulë shumë shqiptarë.

Tringa e cila ka babin e saj të njohur në botën e skulpturës dhe arteve figurative, Zeqirja Rexhepin, shumë shpejt integrohet në jetën arsimore dhe kulturore të qytetit Halifax të Kanadasë.

Në këtë qytet ajo përfiton një bursë për tu shkolluar në shkollën e aktrimit. “Isha vetëm 9 vjeçare kur mora këtë bursë dhe arrita shumë shpejt të luaj role në drama të ndryshme. Madje kam luajtur mbi 20 role në drama të ndryshme” rrëfehet Tringa.

Por suksesi i Tringës fillon të përparojë shpejt dhe të merr një përkrahje maksimale në komunitetit artdashës në Kanada. Ajo me talentin e saj fiton një çmim “David Renter Memorial Scholarship”, çmim ky që i jepet nga studentët e gjeneratës.

Më vonë Tringa studion në Akademinë e muzikës për piano dhe solokëndim dhe qysh në moshën 16 vjeçare ajo fillon të jap mësim si asistente për piano.

Talentin e saj ajo e zgjeron nëpër koncerte të ndryshme dhe me autoritet në Kanada. Në vitin 2009 ajo zgjidhet si këngëtarja më e mirë e provincës, pastaj merr çmimin dhe vendin e parë edhe si talentja më e mirë e solokëndimit.

Tringa shpejt e mbaron fakultetin e solokëndimit, aktrimit dhe vallëzimit në Neë York , në fakultetin ku ka studiuar edhe Ledy Gaga. Në vitin 2012 ajo merr gjithashtu një çmim prestigjioz “Diamond Jubilee”, derisa vazhdon të merr pjesë dhe të këndojë në shumë festivale, seriale etj.

Por ëndrrat dhe projektet e Tringës nuk përfundojnë këtu. Ajo tashmë është përzgjedhur që të këndojë edhe në Shtëpinë e Bardhë tek Barack Obama.

Pavarësisht famës që ka bërë në Kanada ajo nuk e harron për asnjë moment Kosovën dhe këngëtarët, artistët dhe aktorët e Kosovës e Shqipërisë. Thotë se ka kënduar me Aurela Gaqen në Toronto të Kanadasë.

Tringa ka një admirim të madh për Nexhmije Pagarushën, Vaqe Zelën, Eli Farën. Interpreton për mrekulli Bareshën e Nexhmije Pagarushës, këngët e Selami Kolonjës.
Tashmë shumë programe dhe televizione kosovare e kanë intervistuar dhe incizuar enkas për programet festive të Vitit të Ri.

Tringa tashmë është zgjedhur edhe anëtare e Shoqatës së Aktorëve profesionist në Kanada, derisa vazhdon të japi mësim në Toronto për muzikë dhe aktrim. Ajo thotë se përparësia e saj është se tekstin e këngëve e shkruan vet dhe atë në gjuhën angleze.

Tringa ndryshe është bërë e njohur në Kanada gjatë një dokumentari që ka realizuar televizioni kanadez CBC ku është paraqitur si shqiptare dhe ka folur për situatën në Kosovë. Ky dokumentar thotë se ia ka hapur dyert për të qenë e barabartë me të gjithë aktorët dhe këngëtarët e botës.

Tringa sërish mendon të investojë në muzikë dhe aktrim. Gjatë qëndrimit në Kosovë thotë se ka takuar shumë profesionist dhe në veçanti ka pasur përkrahje nga Linda Hakaj e Ylber Asllani.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë