Loading…
Dasma që po çmend të gjithë: Shqiptari merr nusen me helikopter, zbret mbi shtëpi
  • 13/11/2017 | 16:07

...

Një e tillë ishte rezervuar për sot në Tiranë, në zonën e Saukut ku në këtë të dielë po zhvillohet një dasëm e pazakontë. Një emigrant nga Italia ia ka dalë që ti habisi të gjithë duke e marë nusen me helikopter.


Një trend që sa vjen dhe po bëhet gjithnjë e më normal, si një mundësi për ti dhuruar vetes në ditën më të shënuar të jetës, një kujtim të paharruar për veten, bashkëshorten e pse jo edhe për komshinjtë.

Ndryshe nga shumë të tjerë që krijojnë karvane me makina e bori, ai ka zgjedhur nusen ta marri me helikopter nga fshati Koçaj në Baldushk dhe ta sjelli në Sauk.

Megjithëse distanca ështe fare e shkurtër, kjo nuk ka patur rëndësi në përzgjedhjen e dhëndrrit emigrant, por zhurma në këtë rast vlen më shumë se qëllimi.

Në këtë rast, ndryshe nga zakonet tona, nusja nuk hyn nga “dera” po nga “çatia”. I pranishëm mes dasmorëve është dhe helikopteri që është ulur në taracën e vilës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë