Loading…
De Biasi i del në krahë Panuccit dhe thotë të vërtetën për Kombëtaren: Nuk është faji trajnerit, ka shumë mungesa
  • 18/11/2018 | 13:54

...

Shqipëria mbrëmë u mposht me rezultat të thellë prej 4-0 nga Skocia në Loro Boriçi


Kombëtarja e Shqipërisë nuk tregoi performanca të larta në Ligën e Kombeve pasi regjistroi 1 fitore dhe 3 humbje, shkruan GazetaMetro.

Christian Panucci është në presion pasi tifozët po kërkojnë shkarkimin e tij, por është Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares që i ka dalur në mbrojtje bashkëkombasit të tij.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte e lehtë, pasi mungonin edhe disa futbollistë si Roshi, Sadiku dhe Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me ata që kishte në dispozicion”,” ka thënë De Biasi.

“Për fat të keq pësuam gol në fillim dhe luajtëm gjithë takimin me 10 futbollistë. Skocia është efortë dhe ishte në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një takim më i vështire seç e imagjinoja,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë