Loading…
De Biazi: Argjentina do të fitoj Botërorin, nëse luan si Shqipëria ime
  • 14/06/2018 | 19:24

...

Argjentina shihet si një nga Kombëtaret favorite për të  fituar Botërorin e këtij sezoni. Megjithatë ka ende dyshime sa i përket një mundësie të tillë, pasi pavarësisht yjeve që kjo Kombëtare ka në skuadër, mungesa e një grupi të bashkuar është një handikap i madh.


Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi është shprehur se Argjentina për të fituar Botërorin duhet të luajë, ashtu siç ka luajtur kombëtarja shqiptare në Europian.

Ndërsa gazetari i ka vendosur në krahasim kombëtaren shqiptare që drejtohej nga vetë ai dhe atë italiane që drejtohej nga Konte që luftonin si një ekip i vetëm, De Biazi ka thënë:

“Njerëzorja mbetet gjithmonë baza themelore. Ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ka pasur gjithsesi ndryshime të mëdha dhe rezultatet e kanë bërë të qartë. Unë jam krenar për atë që kam bërë me Shqipërinë dhe them që në këtë Kupë Bote, Argjentina do të jetë në gjendje të bëhet fituese nëse është një ekip i vetëm”, ka thënë De Biazi.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë