Loading…
Debakël i qytetit serb: Donin të hynin në histori, por u flihej!
  • 11/09/2018 | 10:58

...

Një grup të rinjsh në Shabac ka vendosur të hyjë në librin e rekoredeve të Guinnessit për nga numri i njerëzve, të cilët njëkohësisht bëjnë pompa. Por, organizatorët kanë mbetur pa tekst…

Si të hyhet në histori për 60 sekonda? Paraqitu dhe bëj “pompa”! Një grup të rinjsh në Shabac ka vendosur të hyjë në librin e rekoredeve të Guinnessit për nga numri i njerëzve, të cilët njëkohësisht bëjnë pompa dhe t’ua kalojnë Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët mbajnë rekordin me 1645 njerëz, transmeton gazetametro.net.

Qëllim kanë pasur të tubojnë 1800 njerëz në stadiumin e qytetit në Shabac. Shabaci ka 55.000 banorë, ndërsa organizatorët llogarisnin se shoqatat sportive tubojnë 5000 sportistë, shkruan jutarnji.hr.

Pos kësaj, ata kanë ftuar të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që t’u bashkohen. Por, duke se shumë prej tyre kanë përtuar të zgjohen. Të shtunën në mëngjes në stadiumin e KF Maçva janë tubuar vetëm disa qindra njerëz. I dëshpëruar njëri prej supervizorëve Djordje Rasic e ka braktisur stadiumin menjëherë.

Ish-hendbollisti u ka thënë gazetarëve se organizatorët e kanë thirru tri ditë para aksionit, duke i thënë se ka mjaft pjesëmarrës të paraqitur për ta thyer rekordin. “Mirëpo, kur filluam të numërojëm, në stadium ishin 296 njerëz. Pikëllim, vërtet. Askush nuk ka pritur debakl të tillë”, u është ankuar Rasic gazetarëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë