Loading…
Debat me fyrje, Haradinaj-Kusarit: Nuk di sikur ti të vallëzoj para Gadafit
  • 07/12/2017 | 17:47

...

Një debat i ashpër në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes Mimoza Kusari – Lila është zhvilluar në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Buxhetin 2018.


Pas kritikave që deputetaj Kusari i ka bërë qeverisjes së Haradinajt, duke e akuzuar për paaftësi, dhe shpenzim të pakoncept të buxhetit të shtetit, kryeministri i është përgjigjur asaj, edhe duke e ofenduar, shkruan gazetametro.net.

Kryeministri Haradinaj, i është përgjigjur Kusarit, në akuzat se nuk po din të krijojë raporte me miqtë ndërkombëtar, duke i thënë se ai nuk di të krijojë aso lloj raportesh duke vallëzuar sikur para Gadafit. Këtu Haradinaj ka aluduar në një vizitë që kishte bërë bashkë me Behgjet Pacollin, në Libi e ku delegacioni kosovar ku bënte pjesë edhe Kusari – Lila, kishin vallëzuar para ish’diktatorit libian Muhamer Gadafi.

Me këtë rast deputetja Kusari tha se ndihet e ofenduar dhe e kritikoi Haradinajn për gjuhën, siç i tha ajo të turpit që po e përdor.

Haradinaj reagoi sërish, duke mos u tërhequr, nga ajo që tha, po shtoi se ai personalisht ka krijuar tjetër raport me miqtë, sidomos me ata amerikanë, që nuk janë të llojit të OJQ’ve. Kryeministri në fund të përgjigjes u kthye sërish te vallëzimi para Gadafit, duke thënë se ai nuk i ka ato aftësi, dhe në tjera forma i krijon miqësitë me partnerë ndërkombëtarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë