Loading…
Debati FARK-UÇK: Berisha i përgjigjet Bukoshit
  • 20/04/2018 | 23:41

...

Ish-komandanti në luftën e Koshares, Hysen Berisha i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, për deklaratat e tij, se nuk kishte FARK.

“Deklaratat e pasluftës mund të jenë ndikuar edhe nga interesat e ngushta personale dhe klanore dhe ndonjë interes të fshehur që ne nuk mund ta kuptojmë asnjëherë. Por realiteti flet vetë”, theksoi Berisha në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Si dëshmi përmend edhe pamje filmike.

“Ajo videoja që shpesh shihet nëpër YouTube e dorëzimit të flamurit nga Ministri i luftës atëherë oficerit më të vjetër që ishte caktuar komandant në vitin ’98 dhe të dy mbanin emblemën e UÇK’së”, theksoi ai.

“Asgjë e fshehtë dhe dalluese në mes nesh s’ka ekzistu. Ka ekzistu diçka reale dhe e faktueshme…Ne na ka shquar veprimi formal dhe urdhra, vendime me letra të shkruara. Formimi i brigadave është bërë me urdhër të Ministrit”, tha Berisha.

Por a e bojkotoi Bukushi luftën e FARK’ut?

“Kryeministri i kohës nuk e ka pasë mundësinë e sabotimit edhe mbështetjes së drejtpërdrejt të njësive në terren. Ne kemi qenë në hierarki me Ministrinë e Mbrojtjes dhe mbështetja ka ardhur nga Ministria”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë