Loading…
Debati për ushtrinë: Krasniqi i jep të drejtë LDK’së për takimin në Ambasadën amerikane
  • 14/03/2018 | 13:06

...

Në Kuvendin e Kosovës sot pati përplasje mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe LDK’së. I pari i Qeverisë fajësoi LDK’në se e ka lënë vendin pa ushtri pasi nuk kishte pranuar një kusht në ambasadën amerikane në vitin 2014.

Ismet Beqiri mohoi se ajo që tha kryeministri ishte e vërtetë, ndërsa tha se për këtë dëshmitar është edhe Jakup Krasniqi. Ky i fundit i ka dhënë të drejtë LDK’së, duke thënë se në atë takim nuk është përmendur ushtria.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri në seancën e sotme plenare ka dhënë detaje nga takimi i 2014-tës mes përfaqësuesve të partive politike në ambasadën e SHBA’së.

Beqiri tha se në takimin me Jacobson, atyre iu ishte kërkuar që deputetëve serb t’iu shtohen mandatet në Kuvend, në mënyrë që të krijohej ushtria e Kosovës, gjë të cilën e kishte kundërshtuar LDK-ja dhe kryeparlamentari i atëhershëm, Jakup Krasniqi.

Në një prononcim për Indeksonline, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk i kujtohet që atë kohë të kenë diskutuar për ushtrinë.

“Atëherë kanë qenë tri takime që janë mbajtur me krerët e partive politike për Gjykatën Speciale. Një në Ambasadën e SHBA-së, një në Zyrën e BE-së e një në rezidencën gjermane. Tema bosht ka qenë Gjykata Speciale. Për të cilën gjë i vetmi kam qenë kundër. Nuk më kujtohet se kemi biseduar për ushtrinë”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës nuk janë varur nga ai.

“Çështja e vendeve të rezervuara nuk është varur nga unë, edhe pse kam qenë kundër. Por, edhe kjo çështje do të shkonte si Gjykata Speciale, sikur mos të kundërshtohej nga LDK. Atëherë VV-ja nuk ftohej”, ka thënë tutje Krasniqi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë