Loading…
Del video që tregon se si ndodhi aksidenti i George Clooney
  • 11/07/2018 | 10:40

...

Burri i cili e goditi aktorin George Clooney derisa po shkonte në gjirime, ka treguar se ka mbetur i shokuar kur e ka kuptuar se njeriu i cili fluturoi nga motori pasi u godit është aktori i Hollywoodit, transmeton gazetametro.net


Antonello Viglino tha se ai ishte i penguar nga dielli dhe nuk e pa motorin teksa po vinte në drejtim të tij, para se të përplasej me të në ishullin e Sardinias.

Vigilino, i cili është 65 vjeç ka shpjeguar momentin kur e ka kuptuar se ka goditur aktorin.

Njëri nga rojet e aktorit më tha: “ Ju sapo goditët Clooney’n”.

Vigilino i habitur i ka pyetur edhe një herë së kë e ka goditur.

“ Clooney’n…aktorin.. që gjiron filma nëpër aeroporte”, i janë përgjigjur dëshmitarët.

Pas dëshmisë së burrit që e ka goditur aktorin, ka dalë edhe një video nga disa kamera që kanë qenë të vendosura në rrugë e cila e tregon se si ka ndodhur aksidenti.

Clooney ka marrë trajtimin e duhur në emergjencë dhe tani thuhet se është në gjendje të mirë.

Për ndryshe, aktori dhe gruaja e tij, Amal, do të qëndrojnë gjatë gjithë verës në Sardinia të Italisë me fëmijet e tyra Ella dhe Alexander, pasi që aktori është duke punuar atje për serialin e tij të ri, Catch 22. /gazetametro.net

Për të parë videon e plotë, klikoni KETU.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë