Loading…
Delawie demanton Dacic’in: SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, miqësia mes nesh është shumë e thellë
  • 10/08/2018 | 18:58

...

Kohën e fundit po qarkullojnë disa deklarata nga politikanët në Beograd, të cilët po thonë se SHBA po fillon të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës.


Por, deklaratat e sotme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kanë demantuar këto pretendime nga Beogradi, transmeton gazetametro.net

Greg Delawie ka thënë se qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se miqësia mes dy vendeve është shumë e thellë dhe shumëdimensionale.

“Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, ka thënë Delawie në Prishtinë.

“Miqësia ndërmjet dy vendeve tona është e thellë dhe është shumë-dimensionale dhe ne punojmë shumë çdo ditë për t’i avancuar qëllimet tona, siç janë demokracia, siguria dhe prosperiteti”, ka theksuar ambasadori amerikan. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë