Loading…
Delawie e ngre në qiell Kushtetutën e Kosovës, e krahason me atë të SHBA’ve
  • 14/06/2018 | 13:36

...

Në një konferencë të organizuar nga Fakulteti Juridik me rastin e 10 vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, ambasadori amerikan, Greg Delawie, vlerësoi lart Kushtetutën e Kosovës.


Ai e vlerësoi Kushtetutën e Kosovës është ndër më përparimtaret dhe më bashkëkohoret në botë, transmeton gazetametro.net

Ai shtoi se Kushtetuta e vendit ka parimet themelore si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kushtetuta juaj është më e reja në Evropë dhe është një ndër dokumentet fundamentalë, më përparimtare dhe më bashkëkohore në botë. Është hartuar me përkushtimin e disa personave në këtë sallë”, tha Delawie.

“Kushtetuta juaj është nënshkruar pak pas lindjes së shtetit tuaj dhe ka qenë faktor i rëndësishëm në sundimin dhe zhvillimin e hershëm të Kosovës. Ajo është testuar dhe është sprovuar me shumë sfida ndër të cilat kryesoret janë zgjedhjet që janë përkufizues kyç i praktikës së demokracisë, formimi i qeverisë thelbësor për shtetin për të funksionuar dhe si të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë si çelës i stabilitetit rajonal”, shtoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë