Loading…
Delawie: Krenar për ngritjen e aktakuzës për mashtrimet me pensionet e veteranëve
  • 14/09/2018 | 18:10

...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentua mbi ngritjen e aktakuzave për mashtrime me pensione të veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në një postim në Twitter ai ka thënë se “ ndihet krenar” për hapin e bërë nga Kosova.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.

Në mesin e personave që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve është edhe një ministër i Qeverisë së Republikës.Bëhet fjalë për Rrustem Berishën, ministrin e FSK-së. I njëjti ishte pjesë e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së.Ndërsa aktakuzë është ngrit edhe për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demalijaj

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë