Loading…
Dell prezanton laptopin e parë që rimbushet pa tela (Foto/Video)
  • 12/07/2017 | 14:57

...

Kompania amerikane ‘Dell’ ka lansuar të martën modelin më të ri të laptopit Latitude 7285, për të cilin kompania thotë se është pajisja e parë e këtillë që ofron rimbushje të baterisë pa tela, me teknologjinë wireless, transmeton gazetametro.net


Për ta aktivizuar këtë teknologji, do t’ju duhet tastiera rimbushëse si dhe një pajisje tjetër. Të dy këto shiten për 500 dollarë, ndaras nga laptopi që kushton 1,200 dollarë.

Rimbushja pa tela funksionon pak a shumë njëjtë sikur ajo e telefonave – ku telefoni vihet në një pajisje të veçantë që mundëson mbushje me rrymë. Kjo do të thotë që laptopi duhet të rimbushet sërish vetëm aty ku është pajisja speciale dhe jo në çdo vend, gjë kjo që e bën paksa të papërshtatshëm shërbimin.

Përveç kësaj, Latitude 7285 është kompjuter 2 në 1, të cilin mund ta ndani e ta përdorni si tablet nëse ju duhet.

Business Insider shkruan se ky laptop nuk është teknologjia me rimbushje wireless që po e presim, por është një hap i madh drejt asaj arritjeje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë