Loading…
DEMARKACIONI: Fillon hyrja e deputetëve në sallë të Kuvendit
  • 20/03/2018 | 16:01

...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të zënë vendet e tyre në sallë, për seancën për Demarkacionin e paraparë të fillojë në ora 16:00.


Të parët në sallë kanë filluar të hyjnë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, uniteti i të cilëve në votë pro do të siguronte ratifikimin e kësaj marrëveshje për kufirin me Malin e Zi. Megjithatë, deputeti i kësaj partie Ramiz Kelmendi ka paralajmëruar se nuk do të paraqitet fare në seancë.

Deri tani të sigurta thuhet se janë 79 vota, duke përfshirë edhe dy deputetë të Listës Serbe, liberalin Slobodan Petrovic dhe goranin Adem Hoxha.

Në anën tjetër, te PDK, AAK dhe Nisma, thuhet të ketë unitet pro votimit të Demarkacionit.

Votimi i kësaj marrëveshje do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë