Loading…
Demarkacioni, sërish!
  • Nga

  • SALI REXHAJ

  • 26/04/2017 | 18:32

...

Si banor i kësaj ane, mu në vijë të kufirit, mund të them se këta kufij kanë qenë para vitit 1974 dhe atë jo vetëm kufijt mes Serbisë e Malit të Zi, po edhe ata mes komunave të Deqanit, Pejës, Istogut në këtë anë, dhe Plaves, Beranit (Ivangradit) e Rozhajes në anën e Malit të Zi.


Pas vitit 1974 kufi mes Kosovës e Malit të Zi. Secili banor apo udhëheqs i këtyre komunave i di mirë këta kufij. Secila komunë e di me milimetra territorin dhe pronat e saj. Nuk ka kauzë më të shpifur në botë se kjo e demarkacionit, përveç asaj në Shqipërinë e Enverit se “Do hajmë barë e do mbrojmë marksizem-leninizmin”.
Një gjë po na bie në sy të gjithëve! Pse Serbia nuk po kyqet fare në debat rreth demarkacionit? Sipas kushtetutës se tyre Kosova është Serbi. Pra, ata mundohen ta vrasin Gjukanoviqin, ta pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO më të gjitha mjetet. Por nuk u pengon fare se Mali i Zi po u merr 8.300 hektar tokë. Po të kishte fakte Serbia (Kosova nuk ka definitivisht) do t’i publikonte ato.
Pra, dikush në Kosovë po e kryen më sukses punën e Serbisë dhe ajo po rrin në të terur.
Të kthehem pak në historikun e këtij kufiri! Mali i Zi u ankua në Kongresin e Berlinit se po sulmohet nga popullsia shqiptare e mbështetur nga Perandoria Osmane dhe kështu arriti ta zgjeroj territorin për 2/3 në dëm të shqiptarve. Tani ky kufi është kufiri i BE-së e NATO-së dhe mbetet në zgjedhjen tonë a do të bashkohemi më BE-në dhe NATO-në apo do ta lëmë fatin tonë në dorë të Rusisë e Serbisë, të cilët do të na akuzojnë se po pretendojmë kthimin e Turqisë se Erdoganit në Evropë. Deklaratat e Ramës e Thaçit për Shqipëri të Madhe janë dhuratë shumë e madhe për kundërshtarët e shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi. Të njejtën akuzë na e bënë edhe në fillim të shekullit XIX dhe patën sukses, sepse nuk artitëm ta shpallim pavarësinë e Shqipërisë ku do të përfshihej edhe Kosova.
Evropa nuk e donte në Ballkan një miniperandori Osmane siç na paraqitnin rusët. Vendosja e demarkacionit si kusht për liberalizim të vizave nuk është lojë kalamajsh as teke e huqe të byrokratëve evropianë. Po kusht i cili na vihet për ta dëshmuar veten se cilën rrugë e do shteti i Kosovës. Kjo u pa sot pas refuzimit që iu bë kryeministrit Mustafa që ky kusht të hiqet përkohësisht. Perendimi nuk i vë në lojë as në diskutim parimet e veta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë