Loading…
Demi: Të hiqen tarifat e romingut Kosovë-Shqipëri
  • 16/06/2017 | 12:30

...

Agron Demi nga instituti GAP ka propozuar që të largohen të gjitha tarifat e romingut për thirrjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.


Demi duke marrë shkas nga heqja e romingut në mes të shteteve të Bashkimit Evropian (BE), ka kujtuar propozimin e bërë disa vite më parë nga ky institut për heqjen e tarifave Kosovë-Shqipëri.

“Kosova e Shqipëria e kanë gojën plot bashkim. Po ja që “NUK Jemi Një”. Posa ta kalosh kufirin dhe hyn në Shqipëri, thirrjet telefonike shtrenjtohen deri shtate fish. Disa vite me pare, GAP ka propozuar heqjen e tarifave te roming ne mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ende nuk është vonë të ndërmerret një vendim i tillë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net

Kërkesën e plotë të këtij instituti mund ta gjeni KËTU. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë