Loading…
Denis Mukwege dhe Nadia Murad luftuan dhunën seksuale, marrin çmimin Nobel për Paqe
  • 05/10/2018 | 17:46

...

Çmimi Nobel për paqen këtë vit është fituar nga Denis Mukwege dhe Nadia Murad, për përpjekjet e tyre për të luftuar përdorimin e dhunës seksuale si një armë e luftës dhe konfliktit të armatosur.


Denis është një doktor nga Kongo, 63 vjeçar që ka qenë një kritik i fortë i mënyrës sesi qeveria e tij trajtonte viktimat e dhunës seksuale. Ai ka trajtuar mijëra gra që janë abuzuar seksualisht nga grupet e rebelëve, pasi Denis punon si gjinekolog.

Ndërsa Nadia është aktivistja kurde 25 vjeçare e cila u mbajt rob dhe u përdhunua nga anëtarët e ISIS. Kjo ndodhi kur në 2014, ajo luftoi për të ndaluar sulmet e vazhdueshme ndaj minoriteve Yazidi.  Pasi arratisjes së saj, Nadia ka vendosur të flasë hapur për eksperiencën e saj.

Komiteti i çmimit “Nobel” shprehet: “Ata kanë dhënë një kontribut të madh tek fokusimi i problematikës dhe luftimi i saj nëpërmjet fushatave dhe aktiviteteve të tyre, prandaj janë fituesit e këtij çmimi “.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë