Loading…
Dënohet me 7 vjet burg dhe 400 mijë dollarë drejtori i lartë i Volkswagenit
  • 07/12/2017 | 08:58

...

Një menaxher i lartë i Volkswagenit është dënuar me shtatë vjet burg nga drejtësia amerikane, pasi kishte orkestruar skemën e mashtrimeve me vetura që ndotnin ambientin më shumë se normat e lejuara, transmeton Gazeta Metro.


48 vjeçari Oliver Schmidt u bë personi i dytë që u fut në burg rreth skandalit të gjigantit gjerman me vetura. Ai gjithashtu është dënuar me 400 mijë dollarë. Gjyqtari amerikan, Sean Cox, gjatë shpalljes së vendimit tha që veprimi i të dënuarit ishte mashtrim i madh ndaj konsumatorit amerikan.

Volkswagen kishte pranuar më 2015 që kishte përdorur një program kompjuterik për të mashtruar testimet e veturave gjermane nga amerikanët. Ky software mashtronte sistemin e testimit për nivelin e emetimit të gazrave në atmosferë nga këto makina, duke bërë që ato të autorizoheshin për shitje pa të drejtë. Ky skandal, deri më tash i ka kushtuar VW’së rreth 30 miliardë dollarë!

Oliver Schmidt

Schmidt pranoi akuzat për mashtrim të autoriteteve amerikane dhe shkelje të ligjeve për ajër të pastër. Verën e kaluar, inxhinieri James Liang ishte dënuar me 40 muaj në burg, pasi pranoi fajin për të njëjtën skemë të mashtrimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë