Loading…
Dënohet me vdekje për shkak të një postimi në Facebook
  • 10/06/2017 | 17:51

...

Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një person me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi.


Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab.

Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016 në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.

Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.

Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë