Loading…
Depozitat baza finaciare e bankave në Kosovë
  • 10/01/2017 | 15:37

...

Depozitat e ekonomive familjare paraqesin burimin kryesor të financimit të sektorit bankar në Kosovë.

Në kushte normale, depozitat e ekonomive familjare konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i financimit për bankat ngase përbëjnë shuma më të vogla nga një numër i madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët për të tërhequr depozitat e tyre në kohën e njëjtë”, nënvizohet në materialin studimor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që titullohet ‘Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë’

Sipas këtij, studimi ky nën tregues në kushte jostabiliteti apo paniku financiar, depozitat e ekonomive familjare janë ndër burimet më të ndjeshme të financimit.

“Prandaj, trendi i depozitave të ekonomive familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare, me ç ‘rast rritja e tyre nënkupton rritje të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe qëndrueshmëri të sektorit bankar. Notimi i këtij nëntreguesi është i zhdrejtë. Sa më e lartë norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit”, thuhet në materialin studimor të BQK’ së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë