Loading…
Deputeti gjerman kritika të ashpra kosovarëve: Nuk jeni ‘kërkah’…
  • 20/09/2018 | 13:54

...

Një një intervistë për DW, deputeti gjerman dhe socialdemokrati Josip Juratovic, ka shprehur keqardhje por edhe kritika për gjendjen e shoqërisë kosovare.


Sipas deputetit gjerman, Kosova nuk është viktimë e historisë por e një shoqërie që nuk ka guxim, që është dorëzuar dhe e cila shpëtimin e kërkon nga jashtë, transmeton gazetametro.net

Më tej, ai thotë se kjo shoqëri kosovare ”nuk është e gatshme” të jetë vetëkritike për problemet në të cilat ndodhet.

“Kosova nuk është viktimë e historisë. Kosova është në radhë të parë viktimë e një shoqërie që nuk ka më kurajë, që është dorëzuar dhe që shërimin e shikon gjithmonë jashtë shtetit, që gjithmonë të vijë dikush e ta shpëtojë. Dhe vetë nuk është e gatshme të shikojë në mënyrë vetëkritike se ku i ka problemet. Unë isha në Kosovë. Shtatë orë prita në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.  Por kështu është edhe mes Serbisë dhe Kroacisë. Kështu e donin. Donin shtet, donin kufij dhe donin të prisnin shtatë orë në kufij për të kaluar nga një vend në tjetrin. Ky është realiteti” ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka kritikuar Thaçin dhe Vucicin për çështjen e kufijve dhe ka thënë se këta të dy e dinë që nuk mund të ketë ndryshim kufijsh, por se po e shtyejnë këtë ide përpara me synimin për t’i shpëtuar politikat e tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë