Blerim Kuçi i AAK’së në tryezën e VV’së ka thënë se Parlamenti është ai ku rrëzohet qeveria dhe jo tryezat. Kjo deklaratë e Kuçit vjen pasi lideri i VV’së Albin Kurti tha se ka një tendencë që tryezat e tilla të zëvendësojnë kuvendin.
“Këto tryeza e kanë prodhuar një rezultat dhe ne nuk mund t’i tejkalojmë këto rezultate në këtë formë, pra në tryezën e fundit jemi dakordu me formu një grup punues.
Ky grup ka pas për detyrë të diskutoj për temat që kërkojnë konsensus nacional me bisedu për agjendën e tryezës së radhës dhe me i ndihmu kësaj tryeze me asistencë që kjo tryeze të jetë sa më e suksesshme pra e kemi kthy prapë tryezën në pikën fillestare”, ka shtuar ai.
Kuçi tha se nuk ka kuptim të mbahen ato tryeza, me u dakordu edhe mos me iu përmbajt tryezave tona të përbashkët.
“Sa i përket zgjedhjeve, kemi fol se nuk ka kuptim me kërku zgjedhje tash, nuk janë temat që janë me konsesun nacional, Kurti e tha që ka një tendencë që tryezat e tilla zëvendësojnë kuvendit por bash kjo teme e zëvendëson kuvendit sepse kur opozita i ka votat atëherë kjo duhet të shkojë në kuvend pra i keni 61 vota dhe bjen qeveria, pra bash kjo teme e zëvendëson kuvendin”, ka thënë ai.