Loading…
Deputeti i LDK’së i jep një goditje Gazmend Muhaxherit rreth kreut të LDK’së
  • 19/04/2018 | 08:28

...

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, nuk duhet të kandidohet për kryeministër nga LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.


Muhaxheri ditë më parë u shpreh i gatshëm që të kandidojë për kryeministër nga LDK-ja, duke u bazuar në fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e fundit lokale në Pejë. Megjithatë, sipas Gashit, nëse Muhaxheri kandidohet për kryeministër nga radhët e LDK-së, kjo parti rrezikon ta humbë Pejën.

“Është vullnet personal i dikujt. I respektueshëm, por organet e partisë marrin vendimin se kush është më së miri t’i prijë projektit të LDK-së. Unë nuk e kam pa ku e ka thënë deklaratën Muhaxheri. Ndoshta ka qenë në formë shakaje, apo në formë finale-zyrtare. Mendoj se Muhaxheri ka bërë punë të mirë në Pejë dhe ka plot që mund të vazhdojnë qeverisjen në nivel qendror. Nëse vjen në nivel qendror duhet të shkojmë në zgjedhje në Pejë. Nëse konsideron LDK-ja që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky kandidat ta bartë listën në nivel qendror, është në rregull. LDK-ja duhet të vlerësojë a është më mirë të mbajë një qendër të rëndësishme si Peja, apo të hyjë në zgjedhje me rezultat të panjohur sepse zgjedhjet janë gjithmonë të panjohura dhe mund të rrezikojmë humbjen e Pejës, apo dikush të vazhdojë me Pejën e tjetër kush të bartë me sukses LDK-në në nivel qendror”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi, Vetëvendosje nuk e ka besimin e deputetëve të LDK-së për çështjen e hetimit të SHIK-ut.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do t’ia japë nënshkrimet VV-së për hetimin parlamentar të SHIK-ut për shkak se në të kaluarën ajo “e ka keqpërdorur besimin e disa deputetëve të LDK-së”.

“Vetëvendosje në mandatin e kaluar kishte marrë përkrahjen time dhe të shumë deputetëve të LDK-së për hetimin e SHIK-ut, por më pas publikisht kishte dalë dhe kishte thënë se nuk ka marrë përkrahjen e deputetëve të LDK-së. Ajo ka keqpërdorur përkrahjen tonë dhe ka pasur një thyerje besueshmërie”, është shprehur Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë