Loading…
Deputeti i VV’së: Prisja të hynim në koalicion me LDK’në dhe të formonim qeverinë!
  • 13/09/2017 | 21:02

...

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka deklaruar se ka pritur më shumë rreth bisedimeve, LDK-VV për formimin e një qeverie të mundshme. Kjo pasi vetëm me ta së bashku kishin numrat për formimin e saj.


“Ta them të drejtën kamë pritur më shumë prej këtyre bisedimeve nga VV e LDK, për shkak se në LDK ka pasur ardhje të reja, deputet të rinj të cilët kanë menduar ndryshe”, ka thënë ai.

“Ne vetëm së bashku me LDK-në i kishim numrat e mjaftueshëm për ta formuar qeverinë, e lëre më që me shumë gjasë do të mund të na bashkoheshin edhe disa nga minoritete”, ka thënë Aliu.

Kujtojmë se para formimit të Qeverisë Haradinaj, ka pasur bisedime të gjata mes LDK e VV për formimin e një Qeverie, mirëpo këto bisedime nuk rezultuan me sukses për shkak se nuk u arritë një marrëveshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë