Loading…
Deputetja e VV’së e ngatërron Veselin me të dënuarin për vrasjen e komandant “Drinit”
  • 07/12/2017 | 19:25

...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në deklaratat e saj për vrasjen e komandant Drinit, ka ngatërruar, Kadri Veselin me Sali Veselin, i cili është dënuar për vrasjen e komandant Drinit.


Millaku gjatë seancës së djeshme është shprehur se Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”.

Ndërsa gjatë seancës së sotme deputetja Kalludra ju drejtua kryetarit të kuvendit Veseli duke i thënë se ka pasur aktakuzë kundër tij në vitin 2003 dhe se ka një vendim të prokurorisë.

Mirëpo në aktakuzën e përmendur nga Millaku bëhet fjalë për të dënuarin Sali Veseli. I cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.

Millaku ka vazhduar akuzat e saj ndaj kryekuvendarit Veseli duke thënë se “më nevojitet të them se aty nuk e ke emrin si Kadri Veseli, por si pseudonim Luli”.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të Millakut duke thënë se nuk është në dijeni që ka pasur një vendim dhe nuk ka pasur asnjë ftesë nga prokuroria lidhur me rastin.

Sali Veseli, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe gjeneral i TMK-së, është dënuar nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prizren për vrasjen e Ekrem Rexha-komandant Drini me 15 vjet heqje lirie, kurse i akuzuari tjetër Abit Haziraj, ish-pjesëtar i UÇK-së ishte liruar nga akuza për mungesë dëshmish.

Gjeneral Sali Veseli është arrestuar më 8 maj 2001.

Komandant “Drini” kishte themeluar Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Prizren, që ishte e para e në vend. /Insajderi.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë