Loading…
Derbi Atletico Madrid – Real Madrid: Këto janë formacionet zyrtare
  • 18/11/2017 | 19:59

...

Dy klubet nga Madridi, Reali dhe Atletico, zhvillojnë sonte derbin e javës së 12 të kampionatit spanjoll, Primera Division, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri i ‘Los Colchoneros’, Diego Simeone ka vendosur një formacion të zakonshëm kundër Realit. Sulmin si gjithnjë do ta udhëheqë Antoine Griezmann.

Formacioni i plotë i Atleticos është ky:

Atlético Madrid XI: Oblak, Lucas, Savic, Godín, Juanfran, Thomas, Gabi, Koke, Saúl, Correa, Griezmann.

Kurse, Zinedine Zidane ka rrezikuar dhe ka futur në lojë edhe mbrojtësin Daniel Carvajal, që së fundi është kthyer nga një gjendje serioze në zemër.

Formacioni i plotë i Realit:

Real Madrid XI: Casilla, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, Modric, Isco, Ronaldo, Benzema.

Ndeshja vlerësohet kruciale në garën për La Liga, sidomos pas fitores së Barcelonës sot kundër Leganes 0-3, rezultat që e ka rritur epërsinë e katalanasve në tabelë ndaj Realit dhe rivalëve të tjerë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë