Loading…
Deri kur mund të merrni viza pune për Gjermani
  • 22/01/2018 | 21:25

...

Ambasada e Gjermanisë do të japë viza pune për punëtorët e kualifikuar deri në vitin 2020. Megjithatë, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, ankohen se largimi i profesionistëve ka filluar të ndihet në tregun e punës.


Nexhmi Muçiqi ka një biznes të vogël në periferi të Prishtinës. Por dhënia e vizave të punës për shumë punëtorë nga ambasada të ndryshme për të punuar në shtete evropiane, atë e ka dëmtuar shumë. Ai për RTK-në, tha se 6 punëtorë të kualifikuar e kanë lëshuar punën nga kompania që drejton, duke shkuar jashtë vendit.

Në anën tjetër, aplikimi i të rinjve për viza pune vazhdon. Njëri nga ta është edhe Rilind Bytyqi nga Suhareka

Ibrahim Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, deklaron se në rrethanat në të cilat gjendet vendi, ky fenomen nuk mund të shihet si diçka shqetësues.

Ndërkohë, nder institucionet që janë prekur më shumë nga dhënia e vizave të punës është QKUK. Gjatë vitit 2017, shtatë mjekë dhe 11 infermiere kanë lëshuar vendin e punës në këtë institucion shëndetësor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë