Loading…
Dëshira për fotografi sa më interesante doli të jetë tragjike për 23 vjeçaren
  • 12/10/2017 | 23:49

...

Një studente ka rënë nga një lartësi prej 60 metrash, pasi u mundua ta bënte një fotografi nga një pikë e lartë në Sussex të Britanisë së Madhe, transmeton gazetametro.net


23 vjeçarka Hyeëon Kim nga Koreja e Jugut i kishte kërkuar një personi të panjohur që ta fotografonte, por pasi kërceu në tentim për të dalë në fotografi, ra nga një lartësi e madhe dhe vdiq në vendin e ngjarjes pasi pësoi dëmtime të papërballueshme në kokë.

Policia deklaroi që në vendin e ngjarjes gjeti telefonin i cili nuk kishte rënë poshtë me të, kurse në të gjeti edhe gjashtë fotografi që tregonin që djaloshi nuk ishte fare i kujdesshëm dhe as që po mendonte se mund të rrëzohej dhe ta rreikonte jetën.

Autoritetet paralajmëruan që do të marrin masa që një gjë e tillë të mos ndodhë më, pasi lokaliteti vizitohet nga shumë turistë brenda vitit. Në anën tjetër, vajza që po e fotografonte viktimën tregoi që ajo ra poshtë derisa ajo po e fotografonte. Viktima kishte ardhur në Britani për të studiuar gjuhën angleze.

Ngjarja kishte ndodhur më 22 qershor, por lënda tash po trajtohet nga autoritetet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë