Loading…
Dëshironi iPhone 8? Ja sa do t’ju kushtojë
  • 25/08/2017 | 10:49

...

Siç pretendon “The New York Times”, iPhone i ri i cili duhet të prezantohet muajin e ardhshëm do të kushtojë 999 dollarë.

Tashmë me muaj po spekulohet mbi performancat revolucionare të modelit më të ri, por edhe për çmimin e tij i cili do të jetë dukshëm më i lartë prej modeleve tjera. “New York Times” tani e konfirmon se modeli më i ri i iPhone 8 do të kushtojë 999 dollarë.

Duke marrë parasysh faktin se ideja për blerjen te smartphone’it për një mijë dollarë është mjaftë shqetësuese, Apple ka vendosur që çmimi duhet të mbetet në shumën treshifrore.

Ajo që deri tani dihet është se iPhone 8 do të ketë ekran më të madh, rezolucionin më të mirë të ekranit, por jo edhe home button’in e njohur, Gjithashtu, ajo që paraqet si zhvillim revolucionar është se telefoni në mënyrë automatike do t’i njehë fytyrat, që do të jetë sistemi i hapjes./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë