Loading…
Dëshmitari tregon si e shpëtoi Ziadin Selën
  • 19/03/2018 | 17:29

...

Është zhvilluar sot seanca e radhës për dhunën e ushtruar në Kuvendin e Maqedonise ndaj deputetit shqiptar Ziadin Sela.


Gjatë seancës së sotme është rrëfyer dëshmitari i cili e pëshkroi në detaj ngjarjet e 27 prill madje edhe momentet se si Sela është evakuuar nga Kuvendi.

Dëshmitari shpjegoi se e kanë marrë nga press qendra dhe e kanë dërguar në Klubin e deputetëve, ku e ka kontrolluar infermierja e cila u ka thënë se është shumë i lënduar si dhe është e mundur të ketë gjakderdhje të madhe në tru dhe se urgjentisht duhet të thirret ndihma e shpejtë.

Ai tha se Selës ia kanë hequr dokserin dhe ia kanë larë fytyrën.

“Atëherë për herë të parë ia dëgjova zërin. Filloi të rënkonte dhe të tregojë se ku i dhemb. Vazhdimisht hynin njerëz dhe bërtisnin. Pastaj thash duhet të largohemi se nuk jemi sigurt këtu”, theksoi dëshmitari.

Ai tha se me ndihmën e sigurimit përmes dritares dhe shkallëve për evakuim e kanë nxjerrë Selën dhe e kanë dërguar te kati i zyrave. E kanë vendosur në një zyrë. Atje dëshmitari dhe sigurimi Feta kanë kërkuar ndihmë që të evakuohet Sela.

Siç tregoi dëshmitari, ai i është lajmëruar një shoku shqiptar dhe e ka lutur për ndihmë, ku ai i ka thënë se do të lajmërohet te shokët e vetë në MPB.

Më tej ai rrëfen se e kanë maskuar Selën si polic, i kanë dhënë shenjë simboli të kuqe dhe verdhë të lidhur në krahun e tij.

“Pas 40 minutave na dhanë maska për të marrë frymë, e kapëm Selën dhe e nxorëm”, tha dëshmitari.

Kujtojmë që në natën e 27 prillit të vitit 2017 në sallën e Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela u godit për vdekje nga huliganët maqedonas.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë