Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës do të bëhet sot nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.
Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015. Sipas një njoftimi të Presidencës, u tha se ata u penguan nga Serbia.
Ndryshe, javën e kaluar kishte dështuar dekretimi i 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve nga komunitetet joshumicë pasi që kandidatët nuk shkuan për dekretim të Presidenti Thaçi.
Për dështimin e këtij dekretimi kishin reaguar BE-ja si dhe Ambasada amerikane, të cilat shprehen keqardhje për këtë dështim, ndërsa përgëzuan për punën e institucioneve të Kosovës për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në organet e drejtësisë. /gazetametro.net