Loading…
Dështon edhe një herë Serbia: Nuk e ndal Kosovën, nesër votohet për Interpol
  • 19/11/2018 | 16:30

...

Serbia ka dështuar përsëri sot që që të pengojë procesin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kryesuesi i Interpolit e ka injoruar kërkesën e Serbisë dhe as që e ka vënë në rend të ditës kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera.


Ky dështim i Serbisë ka bërë të kuptohet që nesër përfundimisht të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, njofton gazetametro.net.

Një gjë e mirë është se ky proces i votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol mund të zhvillohet dy herë, nëse në rrethin e parë nuk sigurohen vota të mjaftueshme nga Kosova.

Kryesuesi i Interpolit ka hedhur poshtë  poshtë kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që të hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol, njofton gazetametro.net.

Për futjen në rend të ditës të Asamblesë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim ishte vendosur në seancën e parë në Komitetin Ekzekutiv dhe rezultati i votimit ishte 7:6 në favor të përfshirjes në rend të ditës.

Kujtojmë se për pranim e Kosovës në Interpol do të nevojiten dy të tretat e votave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë