Fshati Babimost i Komunës së Obiliqit është tronditur sot nga vrasja e një personi, i cili ishte qëlluar me armë zjarri dhe ishte pranuar në QKUK në Prishtinë pa shenja jete, transmeton Gazeta Metro.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar që për këtë vrasjen e 35 vjeçarit rast është arrestuar një person me inicialet F.T., 27 vjeçar.
“Një person F. T 1991 është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti, policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plotë të rrethanave”, ka shtuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.