Loading…
Dhjetë mahitë më të mira në botë!
  • 05/12/2018 | 21:21

...

Thuhet se, nëse njerëzve ua tregon këto mahi, nuk do të mund të vijnë në vetë nga të qeshurat

Nëse jeni pyetur ndonjëhetë pse disa mahi, prej të cilave ti “pëlcet” duke qeshur, të tjerët mbesin krejt të ftohtë, shkenca ua sjell përgjigjen!

Sipas shkencëtarëve nga Oxfordi, ekziston një formulë, sipas të cilës mund të parashikosh se a do të jetë një mahi qesharake edhe për të tjerët, apo vetëm për ty. Sipas rezultateve të hulumtimeve të tyre, këto janë 10 mahitë më të mira në botë, të cilat ua sjell GazetaMtero!

Kërmilli me qëndrim

Deri sa një djalë po rrinte në shtëpi, dikush i troket në derë. Ai e hap derën dhe e sheh një kërmill në treme, e merr dhe e hudhë larg aq sa mundet. Tri ditë më vonë, dikush prapë i troket në derë. Ai prapë e hapë derën dhe e sheh të njëjtin kërmill, e kërmili i thotë: “Kend bre e gjuan ti, a!?”

Fantazma e idioti

Të djem pësojnë anjethyerje në një ishull të shkretë dhe menjëherë e shohin në llampë magjike, në të cilën është fantazma, e cila secilit prej tyre do t’ua plotësojë nga një dëshirë. I pari thotë se dëshiron të shkojë në shtëpi, i dyti po ashtu. Fantazma ua plotëson dëshirat, e pastaj i treti thotë: “Jam i vetmuar. Dua që miqtë e mij të kthehen prapa”.

Dashuri a vërtet zgjat përgjithmonë

Gjatë kampionatit botëror një njeri kishte kërkuar vend të lirë menjëherë afër terrenit, që të shohe më mirë. Kur ulet, e sheh një ulëse pranë tij të zbrazët. Përkulet dhe e pyet njeriun para vetes a ulet dikush aty, e ai i përgjigjet se nuk ulet. Njeriu po komenton se si nuk mund të besojë se mu ajo ulëse, me shikim të përkryer, është e zbrazët… ‘Fqinji’ i thotë: “Ulësja në të vërtetë është e bashkëshortes sime, ajo është dashur të ulet aty, por ka vdekur. Ky është kampionati i parë botëror qëkur jemi martuar që nuk jemi bashkë”.
– Oh, më vjen keq të dëgjoj këtë, kjo është e tmerrshme. Po a nuk munde ta gjesh dikend tjetër që të vijë me ju? – pyet burri kureshtar, e tjetri ia kthen: “Jo, të gjithë janë në varrim”.

Vonesa në punë

Një i ri ishte vonuar në punë, e kur e sheh shefi, fillon menjëherë t’i bërtasë: “Është dashur të jesh këtu në ora 8 e 30”, e ky ia kthen: “Pse? Çka ka ndodhur në 8 e 30?”

Parajsa mbi tokë

Dy partnerë biznesi kanë bërë marrëveshje se ai që vdes i pari, do ta kontaktojë tjetrin pasi të shkojë në atë botë. Pai që vdes i pari, një vit më vonë s’kish as gjurmë as zë prej tij. Megjithatë, pas një viti ai e merr porosinë: “Ekziston jeta e përtej varrit”.
– Si duket? – pyet ky me kureshtje.
– Paj, flej deri vonë. Ngrihem, kam kafjall të pasur. Pastaj pak dashuri, e flej përsëri. Atëherë kthehem në gjumë, por zgjohem kur vjen koha për drekë. Pastaj pak dashuri, dhe përsëri flej. Pason darka e pasur, pas të cilës bej dashuri disa herë. Pastaj, shkoj në gjumë dhe zgjohem të nesërmen – i thotë miku i vdekur…
– O, Zoti im. Kështu pra qenka në qiell?! – pyet i shokuar i pari.
– Oh jo, nuk jam në qiell. Unë jam arushë – i thotë miku i vdekur.

Djali kundër berberit

Deri sa djali po hynte në te berberi, berberi i thotë myshteriut të tij se ai është fëmija më i marrë dhe se këtë do ta dëshmojë. Berberi e vë në dorë një banknotë prej një dollari, e në tjetrën dy monedha nga 50 centë dhe i thotë djalit të zgjedhë. Vogëlushi i merr dy monedhat nga 50 centë dhe del nga dyqani. “A të thashë”, e pyet berberi, në çka myshteriu vetëm rrudh me krahë dhe del jashtë. Në rrugë para dyqanit të akullores e sheh djalin dhe i afrohet.
– Pse i more 50 centë, deri sa mund të merrje një dollar – e pyet.
Djali e lëpinë akullore dhe me kënaqësi i përgjigjet: “Po atëherë loja do të përfundonte, apo jo?”

Një nga një milion

Në Kinë jetojnë rreth një miliadrë njerëz. Kjo do të thotë se tipi juaj është një në milion, por se ekzistojnë edhe mijëra të tjerë, të cilët janë mu si ti.

Gara me arushën

Dy kampistë po shëtisnin në pyll, kur para tyre del një arushë e madhe e murrme, e cila i vëren menjëherë. Kampisti i parë e hedh çantën e shpinës, i merr dhe i mbath patikat, deri sa tjetri i thotë: “Çka po bën? Patikat s’të ndihmojnë me ikë nga ariu”, në çka tjetri ia kthen: “Nuk i mbatha patikat me vrapu më shpejt se arusha, po se ti”./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë