Loading…
“Dhunë e pushtetit” në Serbi, opozita me parlament paralel
  • 06/12/2018 | 17:52

...

Ata kanë vendosur që çdo dy orë të mbajnë konferenca për shtyp, në mënyrë që secili grup parlamentar të paraqesë vërejtjet në lidhje me ligjin mbi buxhetin

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë filluar protestën në hollin e parlamentit, të pakënaqur për shkak se, siç kanë thënë, tash e katër ditë nuk u është lejuar të paraqesin mendimet e tyre mbi Propozimin e buxhetit për vitin 2019, transmeton GazetaMetro.net.

Ata kanë vendosur që çdo dy orë të mbajnë konferenca për shtyp, në mënyrë që secili grup parlamentar të paraqesë vërejtjet në lidhje me ligjin.

Shefi i klubit të deputetëve të Partisë demokratike Gorac Ciric ka thënë sipas medieve serbe se në Kuvend tash e katër ditë sheh “dhunë të pushtetit”.

“…Dhunë e pushtetit, i cili tenton të pengojë që opozita t’i njoftojë qytetarët me atë që i pret në vitin 2019… Denigrohen të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe, ndërsa ata që kanë mendim kritik pengohen të flasin, dhe tërhiqet vëmendja ndaj propozimeve ligjore”, ka thënë Ciric.

Lideri i Lëvizjes Dveri situatën e ka vlerësuar si alarmante.

“Situata është shumë alarmante. Kemi tri forma të dhënës së shumicës në pushtet kundër secilit që mendon ndryshe – hiqen karikaturat e ekspozuara, rrahen liderët e opozitës dhe në fund kemi dhunë parlamentare kundër të tërë opozitës, ku na ndalohet të flasim për temat më të rëndësishme në Serbi sot”, ka thënë Obradovic./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë