Një nga personat e ftuar në dasmën e Princit Harry me Meghan Markle këtë fundjavë ishte edhe 31 vjeçarja Claire Oliver, e cila punon në një projekt për punësim të të rinjve bashkë me fondacionin e Princit Harry, transmeton Gazeta Metro.
Oliver ishte një nga 1,200 personat me ftesa speciale në dasmën që u mbajt në kështjellën Windsor. Ata patën rastin ta shohin nga afër çiftin e ri dhe morën nga një dhuratë nga dasma.
Çanta e dhuratës përmbante produkte të ndryshme të gravuara me inicialet e çiftit mbretëror si dhe emrat dhe datën e martesës.
Mirëpo, Claire e vuri në shitje dhuratën në Ebay dhe ofertat arritën deri në 21,400 funta (rreth 24 mijë euro). Natyrisht, ajo vendosi që ta shesë dhuratën për një shumë kaq të lartë.
E kontaktuar nga Daily Mail, ajo tha që nuk është e vetmja që ka vepruar kështu, pasi edhe 30 mysafirë të tjerë e kanë shitur dhuratën speciale përmes internetit. /gazetametro.net