Loading…
Dieta me xhenxhefil që shkrin dhjamin dhe humb kilogramet e tepërta
  • 11/03/2018 | 18:00

...

A e keni ditur që me kombinimin e thjeshtë të xhenxhefilit dhe ujit përftoni pijen me të cilën mund të eliminoni lehtë peshën e tepërt trupore.


Gjëja e parë që e bëni në mëngjes është që të vendosni një tenxhere të madhe me ujë mbi shporet , me zierjen e ujit rreth 20 minuta dhe me hedhjen e copëzave të xhenxhefilit në të.

Uji i përftuar i xhenxhefilit ruhet në termos të mëdhenj dhe pihet gjatë tërë ditës (së paku një litër në ditë), transmeton Telegrafi.

Përgatitja e ujit të xhenxhefilit: 1,5 litra ujë vloni dhe i lini të vazhdojë të vlojnë në zjarr të lehtë 20 minuta. Në fund i shtoni rrënjën e grirë të xhenxhefilit, në gjatësi rreth 4 deri 5 cm.

Mbusheni termosin me ujë bashkë me xhenxhefilin. Përgatiteni dhe pini çdo ditë ujin e xhenxhefilit gjatë gjashtë muajve.

Merreni me vete kudo që të shkoni: në punë, në piknik, në treg, në udhëtime, mbajeni afër kompjuterit apo televizorit.

Pini pijen e ngrohtë gjatë tërë ditës.

Edhe një këshillë e thjeshtë dhe praktike për linjë të mirë trupore – le të kalojnë së paku tri orë midis racioneve, por gjithashtu edhe midis racionit të fundit në mbrëmje dhe derisa shkoni të flini gjumë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë