Loading…
Digjet flamuri i Kosovës, kundërpërgjigje për heqjen e flamurit kombëtar
  • 14/02/2018 | 13:22

...

Shumë qytetarë janë ndjerë të pakënaqur me largimin e flamurit kombëtar nga Rrethi në hyrje të Prishtinës, veprim që u ndërmor dje nga autoritetet me vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa persona të cilët djegin flamurin shtetëror të Kosovës, në shenjë revolte për zëvendësimin e flamurit kombëtar.

“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet aty.

Aksioni i mbrëmshëm i qeverisë për zëvendësimin e flamurit nxiti tensione, madje kur nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi vendin e ngjarjes, u përball me ofendime nga qytetarët. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë