Loading…
Dikur VV as nuk i thoshte ‘president’, tash i shkruajnë zyrtarisht Thaçit
  • 21/05/2018 | 18:55

...

Lëvizja Vetëvendosje i ka shkruar Presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ky i fundit që të mos e dekretojë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, anëtarin e zgjedhur, Radomir Laban. Ani pse dikur Lëvizja Vetëvendosje deklarohej se nuk e njeh Hashim Thaçin si president të Kosovës, ata sot ju kanë drejtuar me një letër zyrtare Thaçit.

Dikur Lëvizja Vetëvendosje nuk e njihte Thaçin si president të Kosovës, organizonte protesta kundër zgjedhjes së tij si president, madje e quante atë njëri të kushtëzuar të Beogradit, shkruan gazetametro.net.

Visar Ymeri, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë kishtë thënë se do të vazhdojnë protestën kundër zgjedhjes së Thaçit president, pasi është njeri i Beogradit dhe njeriu i cili po kërkon themelimin e Zajednicës.

“Ne jemi aty në sallë dhe do të protestojmë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Ky njeri është i kushtëzuar nga Beogradi përmes Listës Serbe, të cilët kërkojnë që Kosova të vazhdojë themelimin e Zajednicës. Ne do të kundërshtojmë zgjedhjen e Thaçit president, apo cilido”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu qëndrimin kundër Thaçit si president e shpalosi edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku në nëpërmjet një komunikate dërguar mediave shprehte  qëndrimin e LVV, shkruan gazetametro.net

“Thaçi nuk është president dhe ne nuk do ta njohim si të tillë. Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës. Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, thuhet në komunikatë e LVV, e drejtuar për media nga LVV.

Komunikata atë ditë ishte drejtuar pasi që dy aktivistë të VV-së ishin arrestuar pasi gjatë seancës solemne, ku Hashim Thaçi jepte betimin për detyrën e re, ata kishin gjuajtur me mjete të forta në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

“Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi u arrestuan sot nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit gjuajtën me mjete të forta në drejtim të dritareve të Kuvendit të Kosovës derisa mbahej seanca solemne, ku Hashim Thaçi dha betimin dhe pranoi detyrën e re si president vendi, përkundër faktit që nga Lëvizja Vetëvendosje u mohua mundësi a ndërmarrjes së një aksioni gjatë kësaj seance”,  thuhej në komunikatën nga LVV.

Por, raportet mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit duket se janë zbutur kejtë në fund, më sakt gjatë tetorit të vitit 2017, ku Kurti pranoi nga presidenti i Kosovës, dekoratën me medaljen  “Urdhri i Lirisë”, pavarësisht raporteve të tensionuara dhe përplasjeve politike, shkruan gazetametro.net.

Por, për shkak të këtyre raporteve ceremonia e ndarjes së medaljeve për Kurtin dhe anëtarët tjerë të Unionit të Studentëve nuk është mbajtur në Zyrën e Presidentit. Medaljet janë ndarë nga Ismail Syla, këshilltari i tij. Por, a do të përfundojë kjo medalje ndonjëherë në duart e Albin Kurtit? Në Vetëvendosje nuk kanë komentuar asgjë rreth kësaj./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë