Loading…
Dilema e myslimanëve shqiptarë: A lejohet të hahen hurmat e Iranit?
  • 11/06/2018 | 13:27

...

Te disa myslimanë shqiptarë, tash gjatë muajit të Ramazanit është shfaqur dilema, nëse është haram të hahen hurmat që vijnë nga Irani.

Propaganda e tillë ka filluar të përhapet në komunitetin islam, dhe shumë besimtarë që kanë kaluar gjithë ditën pa ushqim, kanë filluar të frikohen nëse agjërimi u ka shkuar kot, pasi në iftar kanë konsumuar hurma nga Irani, shkruan gazetametro.net.

Lidhur me këtë, ka reaguar Profesori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami.

Ai përmes një shkrimi ka udhëzuar besimtarët që mos t’iu besojnë këtyre fjalëve.

“…meqë një grup prej juve ka konstatuar se nuk bënë me i hangër hurmet e Iranit (nga frika mos po bohemi najkah shii) e një grup tjetër ka thënë se nuk bëjnë as ato t’Saudisë (gjithashtu nga frika mos po bëhemi vehabi), çka po jav merr mendja, a shkojmë me opsionin e tretë e po t’i hamë t’Holandës (mos helbetna po bohemi evropianë)…?!”, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i plotë:

UDHËZIM VËLLAZËROR !!

(Hurmat dhe solidariteti i disave ndaj nesh!!)

Vllazni, meqë një grup prej juve ka konstatuar se nuk bënë me i hangër hurmet e Iranit (nga frika mos po bohemi najkah shii) e një grup tjetër ka thënë se nuk bëjnë as ato t’Saudisë (gjithashtu nga frika mos po bëhemi vehabi), çka po jav merr mendja, a shkojmë me opsionin e tretë e po t’i hamë t’Holandës (mos helbetna po bohemi evropianë)…?!

P/S: (Falenderim): Zoti ju shpërbleftë për mundin dhe kujdesin që po tregoni ndaj neve në këtë muaj të Ramazanit…!.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë