Loading…
Dimri i vërtetë s’ka arritur akoma, nga nesër ngriten temperaturat | Tabela
  • 20/11/2017 | 08:08

...

Edhe sot mundësi për shi dhe borë, gjatë javës përmirësim i motit.


Gjatë mëngjesit të sotëm do të vazhdojnë reshjet e dobëta të borës, e gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta bore, transmeton gazetametro.net.

Nga dita e martë fusha anticiklonike nga Europa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur përmirësim të motit me vransira të pjesëshme dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryejë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë