Loading…
Dinari po qarkullon edhe në tregun e Kosovës, pas euros është valuta e dytë më e përdorur
  • 02/12/2018 | 21:26

...

Valuta që shumica e serbëve në Kosovë e përdorin për qarkullim është ajo zyrtarja e shtetit serb. Dinari po qarkullon edhe në tregun e Kosovës.


Graçanica e cila është vetëm 5 kilometra larg qendrës së Prishtinës është tregu i përshtatshëm ku qarkullon kjo valutë.

Por banorët të cilët jetojnë në këtë pjesë të Kosovës thonë se pagesat nuk e kanë problem se me cilën valutë i bëjnë.

Pavarësisht përdorimit të dinarit Banka Qendrore si rregullator ekonomik në vend këtë valutë e sheh si para të huaj.

Banorët e Graçanicës kërkojnë që taksa 100 për qind të mos i dëmtojë bizneset

Po bëjnë shkëmbim të parave, eurot po i kthejnë në valutën zyrtare të shtetit të Serbisë.

Në Graçanicë që është vetëm 5 kilometra nga Prishtina, banorët shërbehen dinarë.

Madje edhe çmimet nëpër markete tregohen me të dyja valutat.

Banorët tregojnë që nuk e kanë problem se cilët valutë përdorin, pasi që tregu në atë pjesë i pranon cilëndo monedhë që e ofron.

E një banorë i Graçaniqës që di të flasë edhe shqip tregon se nga e marrin dinarin për ta përdorur më pas në tregun e Graçanicës.

E kur është fjala tek tregu, ata nuk është se e pritën fort mirë taksën prej 100% për produktet serbe pasi që shërbehen kryesisht me to.

Për këtë Draganicc ka edhe një mesazh për kryeministrin Haradinaj.

Për dikë tjetër problem kyç nuk është valuta po pikërisht kjo taksë.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, neni 11 thuhet: Në Republikën e Kosovës, si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.

Në çdo dokument apo raport saktësohet qartë që valuta e vetme në Kosovë është euro.

Banka Qendrore e Kosovës, e cila duhet të jetë rregullator i ekonomisë së vendit dinarin po e sheh si valutë të huaj.

Në një përgjigje për T7 ata kanë thënë se asnjë bankë nuk duhet të kaloj 15 përqindëshin e kapitalit të klasit të parë.

Kosova duket se është vendi i vetëm në Evropë që lejon valutën e një shteti tjetër, duke e dëmtuar me qindra milionë shtetin dhe duke rritur ekonominë joformale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë