Loading…
Dino Merlini flet për martesën e tij: 5 viteve fshehurazi, gruan time e kam rrëmbyer (Foto)
  • 13/08/2017 | 20:17

...

Këngëtari i njohur boshnjak Dino Merlin Shumë rrallë shfaqet me super gruan e tij Amelën, me të cilën ka dy vajza, ndërsa tani tregon se mbi çka kanë kaluar që të jenë së bashku.


Prindërit e Amelës kanë qenë kategorikisht kudër dashurisë me Dinon, sepse ai ka qenë një djali varfër, ndërsa ajo ka studiuar për arkitekturë, transmeton gazetametro.net

“Kemi luftuar, jem fshehur, por askush ska mund të na ndajë. Pas 5 viteve fshehurazi jemi martuar. Ka qenë një kurorëzim shumë romantik, edhe pse unë gruan time e kam rrëmbyer me lejen e sajë. Me neve kanë qenë vetëm kumbari im dhe motra e Amelisë. Fjalimi zyrtarit që na ka kurorëzuar më është dukur shumë i gjatë, vazhdimisht kamë shikuar në derë në mos të hyjë e të na i ndërpresë lumturin tonë. Pas kurorëzimit jemi nisur drejt për në muaj të mjaltit në Dubrovnik, ndërsa kur  jemi kthyer jemi shpërngulur te nëna ime dhe menjëherë e kemi ndjerë sulmin e përditshmërisë. Mua më ka pritur një përgjithësi e madhe për familje dhe një punë shumë e vështirë, ndërsa prindërit e Amelisë kanë qenë shumë të hidhëruar sa që gjysmë viti nuk kanë dashur të dëgjojnë për të”, i ka kujtuar Merlini ato kohë dhe ka shtuar:

“Mirë po ja, koha i shëron të gjitha, dhe sot prindërit e Amelisë më duan më shumë se sa që meritoj”.

Dino Merlin në një rast tha:

“Nëse dikush ka pasur shumë fat në zgjedhjen e partnerit të jetës, atëherë ai kam qenë unë. Si fëmijë jemi dashuruar, kemi krijuar lidhje, kam pasur vetëm 17 vjet, ndërsa Amelia ime ende nuk i kishte mbushur 17”, fjet Merlini për gruan e tij dhe për personin e parë që ia ka lëshuar demon e parë dhe ka kërkuar mendim prej sajë se a duhet ai të vazhdoj me muzikë ajo jo.

Ai thotë që Amelisë ia përkushton të gjithë jetën, në shenjë falënderimi për dashurin dhe përkrahjen e sajë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë