Diplomati amerikan, Wes Michel, i cili paraditen e sotme vizitoi Kosovën, pasdite qëndroi në Serbi. Ai atje u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, shkruajnë mediat serbe.
Mitchell i ka thënë Dacicit se SHBA-ja e konsideron Serbinë shtyllë të stabilitetit në Ballkan, përcjell Gazeta Metro.
“SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si shtyllën kurrizore të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Michel, gjatë takimit me Dacic, të cilit i dhuroi një ribotim të deklaratave të presidentit amerikan Woodrow Wilson në Kosovë nga “New York Times”, në qershor të vitit 1918 .
Dacic ka thënë se “vlerësohet përkrahja e SHBA-së ndërsa ka përkujtuar 100 vjetorin e ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë Bardhë si shenjë e aleancës ndërmjet dy vendeve”./gazetametro.net